Nisur nga çështja e aktorit të njohur Alen Delon, i cili ka kërkuar eutanazi (vetëvrasje të asistuar) për shkak të problemeve shëndetësore, mjeku Dritan Ulqinaku, i ftuar në “Wake Up” foli për pacientët që duan t’i japin fund jetës apo familjarët që kërkojnë mosndërhyrje nga mjekësia për zgjatjen e jetës së tyre.

Mjeku zbuloi se aplikohet eutanazia pasive thuajse çdo ditë pasi zgjedhin të mos vijojnë me mjekimet ekstra në mënyrë që të mos torturohen.

“Ndonëse mjekët kanë bërë Betimin e Hipokratit, në jetën e përditshme ndeshemi me një realitet që është i prekshëm çdo ditë. Përditë ka raste të tilla. Nga familjarët janë të shpeshtë. Shpesh herë, edhe në familjet tona kemi pasur persona që kanë arritur një farë moshe, kanë disa sëmundje të caktuara që ndoshta bien në gjendje kome dhe mjekët thonë deri këtu jemi.
Do të vijojmë mjekimet ekstra por vjen një moment që familjari thotë, mos e torturo më. Kjo është edhe eutanazia pasive, kur mjekësia nuk ndërhyn për t’ia zgjatur jetën. Ndërsa kur ndërhyn për t’ia shkurtuar jetën quhet aktive”, tha mjeku.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb