Me debate të ashpra është shoqëruar mbrëmja e djeshme e “Dance Albania”. Protagonistë të sherrit kanë qenë Ilir Shaqiri dhe Igli Zarka. Pas performancës së aktorit, Zarka, Shaqiri i ka thënë se problemi i aktorit është se nuk di të vihet në lojë.

Kaq mjaftoi që të nisin kunjat mes tyre, duke arritur sa aktori t’i shprehet koreografit se ai përdor gjuhë rruge.

DEBATI:
Ilir Shaqiri: Do të përqendrohesha më shumë se ajo që ti thua është se ti nuk di të vihesh në lojë, nuk di të luash. Besoj asnjeri nuk të ka shtyrë të vish këtu me detyrim.
Igli Zarka: Ilir nuk të dëgjoj.
Ilir Shaqiri: Ky është problemi.
Igli Zarka: Nuk dëgjohet nga bokset, nuk është problemi im.
Alketa Vejsiu: Nuk ishte ironi, nuk dëgjohesh vërtetë.
Ilir Shaqiri: Problemi yt është që ti nuk di të vihesh në lojë, si me veten dhe si me ambientin që je.
Igli Zarka: Ilir, ti mund të jesh mësuar të luash me veten, unë jo.
Ilir Shaqiri: Jo, as unë nuk luaj me veten. Unë kam një rol dhe jam këtu, ti sot ke një rol tjetër dhe je aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: