Nënkryetari i PD, Alfred Rushaj, foli nga foltorja e Kuvendit për pasojat e tërmetit tragjik të dy viteve më parë, duke akuzuar qeverinë se nuk ka ndihmuar familjet e prekura.

Nga foltorja e Kuvendit, Rushaj deklaroi se problemet që solli tërmeti po tejkalohen nga qeveria, duke shtuar se fondet e tërmetit u përdorën për të blerë vota.

Fjala e Rushajt:
Zonja kryetare e Kuvendit;
Zonja dhe zoterinj deputet;
Te nderuar qytetare;
Prej kohesh kemi denoncuar abuzimet qe qeveria ben me fatkeqesine e njerezve. Tashme po behen dy vite nga termeti i nentorit 2019, dhe akoma sot e kesaj dite, fatkeqesia natyrore dhe problemet qe solli termeti, po konkurrohen dhe po tejkalohen nga problemet qe qeveria po u sjell banoreve, duke pasur si justifikim termetin.
Jam takuar keto dite me banore te njesise 4 dhe njesise 8 ne Tirane. Per te ardhur keq deri ku shkon hakmarrja apo grykesia per te fituar edhe nga fatkeqesia e njerezve.

Pasi i perdoren fondet e termetit per te blere vota; pasi perdoren friken e njerezve se do i lene pa shtepi per te blere vullnetin e tyre ne zgjedhjet e 25 Prillit; tani po perdoren pronat e tyre per te fituar ata apo njerezit e tyre.
Nje shembull tipik, eshte rasti i banoreve ne bllokun Myslym Keta. Keta banore qe kam pase rastin ti takoj edhe para disa muajve edhe tani, kane kohe qe jane nen presion dhe kercenim per shtepite e tyre. Pasi ekpertiza e pare pas termetit nxorri se sishte demtime ne strukture, dhe pasi qendruan dy vite brenda; prej disa muajsh dikush ka nderruar mendje.

Pyetja qe ata kane eshte e thjeshte; Nese rrezikohet jeta e tyre dhe pallati duhet prishur, pse i kane lene dy vite aty?
Ne fakt edhe pergjigjen e japin vete; ata jane te bindur se asnje se ka mendjen tek jeta e tyre, perkundrazi; e kane mendjen tek pronat e tyre. Ata jane te bindur se dikujt i ka pelqyer vendi dhe duke perfituar nga termeti ta marre ate pa shume kosto. Jane te bindur per kete; sepse ne kohen e zgjedhjeve, kur kishin nevoje per votat e tyre, deputeti i zones, ministri ahmetaj, u kishte treguar nje projekt me kulla (ne 3 D kuptohet) dhe u kishte premtuar se ata do marrin shtepine qe kane, po aty, por te re.

Problemi eshte se pas zgjedhjeve, ai ka humbur. Projekti mbase jo, po ata se kane pare me edhe pse e kane kerkuar. Dhe nuk jane pak, jane 90 familje qe presin qe ai te mbaje premtimin.
Ne vend te tij, ata thone kane ardhur punonjesit e ujesjellesit dhe te OSHE qe i kercenojne se do u presin dritat dhe ujin nese nuk braktisin shtepite e tyre.
Tani une kam nje pyetje; si mundet nje shtet qe te shkoje deri aty sa te kercenoje banoret per trajtim cnjerezor. Se tu presesh ujin dhe dritat njerezve ne shtepite e tyre, kur i pagojne dhe jetojne aty, eshte trajtim cnjerezor, qe edhe ne lufte denohet.
Po cfare i shtyn keto dy kompani qe te vihen ne sherbim te nuk e di kujt dhe te behen pjese e nje bande qe do te nxjerre banoret nga shtepia. Cpuna kane ata nese ata banore do rrine aty apo do dalin? Kush i ka ngarkuar me kete pune, kur puna e vetme e tyre eshte te presin fatura dhe te arketojne leket?

policia dhe prokuroria nuk duhet te mbyllin syte, por te hetojne dhe te vendosin para pergjegjesise ata qe kane abuzuar dhe abuzojne.
Ata banore jane shume fisnik; ne te drejten e tyre, nuk kerkojne te perfitojne, por te marrin cfare u takon; nese pallati rrezikon jeten e tyre, dhe kjo del sipas nje akt ekspertimi qe behet edhe me pjesëmarrjen e nje kompanie te zgjedhur prej tyre, jane gati ta lirojne vete; por nese jo, ata duan te rrine ne shtepite qe i kane blere vete.
Dhe ne cdo rast, me thote dot njeri, pse u dashka qe ata te ikin nga shtepite e tyre, prona e tyre te jepet per ndertim dhe ata as te mos marrin ne prone te tyre, por te shkojne diku tek bregu i lumit, ku qeveria, po shemb me dhjetra banesa, qe te liroje vend per ata te shkretet pronat e te cileve do i japi per ndertim te bizneset afer qeverise.

PERSE BLLOKU I PALLATEVE TEK MYSLYM KETA DUHET TE ZHVENDOSET DIKU TJETER KUR HAPESIRAT ATJE JANE AQ TE MEDHA SA MUND TE NDERTOHET 3 FISHI I PALLATEVE EKZISTUESE ?
Por asgje nuk behet pa arsye sic duket;
Nje njesine nr 8, zona bregut te lumit ka vite qe persekutohet nga qeveria dhe nga bashkia e Tiranes. E themi kete sepse deri ne vitin 2013, 70% e atij komuniteti jane pajisur me VKM dhe thirrje per pagese. Ata banore jane te bindur se po i nxirrni me preteksin se eshte zone per rindertim pas tërmetit, nderkohe qe aty nuk ka banesa te demtuara nga termeti.
Ju po i detyroni banoret te dalin nga shpia pa bere nje kontrate paraprakisht, qe ata te jene te qarte cfare do marrin ne kembin, kur do marrin dhe ku do ta marrin,
Ata banore s’jane kunder rindertimit, por skeni pse nxirni ata qe nuk i nxori jashte termet me pretekstin se po strehoni ata te termetit.
Nese ju doni te merrni pronat e atyre ne kundershtim me ligjin te pakten i sistemoni neper ato pallate qe po ndertohen aty prane. Ligji legalizimit, ndryshuar nga ju 2017 parashikon se te gjithe ato familje qe nuk kane mundesi financiare per te paguar truallin, ky i fundit rendohet me hipoteke ne favor te shtetit.
Gjysma e banoreve do duhej te ishin paisur me leje dhe me bllokim hipotekor siç eshte bere ne raste tjera.

Sic duket, kur vjen puna tek hakmarrja politike, ju nuk pyesni as per ligjin dhe as per demtimin e arkes se shtetit. Meqe ju doni te ndeshkoni votues te PD, nuk keni problem qe te shkaterroni pronen e tyre, ti nxirrni ne rruge te madhe dhe te paguani edhe demet me vone.
Kete po beni per 1. Pal ndrec Nikolli, 2. Gjelina Koca 3. Vlash mark Marku 4. Genc Gjini 5. Kujtim Ngregjoshi 6. Paulin Prendi. 7 Gjok Marku (me vertetim pronsie) 8 Tine Prendi. 9 Mark Deda. 10 Bashkim Coka 11 Tonin Nikolli . 12 Arben Deda.

Meqe keta e shume te tjere, i keni kerkuar te braktisin shtepite e tyre se ju duhen per biznesin tuaj, a mund te me thoni nese keni bere kontrate me ta?
Kjo situate duhet te marre fund.
Asnje nga ata ju nuk keni te drejte ta nxirrni nga shtepia, nese perpara nuk firmosni nje kontrate, qe ata te dine ku do jetojne, cfare do marrin ne kembim dhe kur do ta marrin.

E di qe per ju Kushtetuta eshte nje cope letre qe e trajtoni pa pike respekti, dhe nuk besoj se ju intereson, por degjojeni cfare thote;
➢ Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë parashikon
• Neni 15
1. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut janë të pandashme, të patjetërsueshme e të padhunueshme dhe qëndrojnë në themel të të gjithë rendit juridik.
2. Organet e pushtetit publik, në përmbushje të detyrave të tyre, duhet të respektojnë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, si dhe të kontribuojnë në realizimin e tyre
• Neni 41
1. E drejta e pronës private është e garantuar.
Ju po shkelni Kushtetuten, po shkelni ligjin, por po shkelni dhe dinjitetin e atyre qytetareve. Shume shpejt do te pendoheni, por do jene vone per ju.
Pas familjes, njerezit shtepine kane me te shtrenjten. Keta duan t’ua grabisin. Njesoj sic kane bere ne kombinat. Sulmet ndaj brenda klaneve te qeverise mund te jene te egra ndaj njeri tjetrit, por behen njesh, kur vjen fjala per te grabitur prona dhe pasuri.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb