Red Bull ka ndërprerë bashkëpunimin me pilotin e Formula 2, Juri Vips. Shkak janë bërë disa fraza raciste të përdorura nga 21 vjeçari i lindur në Talin të Estonisë, gjatë një video loje mjaft të njohur.

Ai kishte kërkuar falje në llogarinë e tij personale në Instagram, duke shtuar se do të bashkëpunonte plotësisht me hetimin, por ishte e kotë, pasi vendimi ishte marrë tashmë.

“Pas hetimit të incidentit online, që përfshiu Juri Vips, Oracle Red Bull Racing ka vendosur të ndërpresë kontratën me testuesin dhe pilotin rezervë. Ekipi dënon të gjitha format e racizmit” – Shkruan ekipi.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: