Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur ashpër ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, e cila tha se “gjuha e dollive e përdorur prej tij është shumë e shëmtuar”.

Teksa i drejtohet me shprehjen “zonja palaço”, Kreu i Shtetit thekson se nuk ka idhull Eskobarin, por horenjtë si Isa Boletini, Avni Rustemi, Vojo Kushi, etj.

“Zotërinj dhe Zonja palaço! Unë nuk kam idhull Eskobarin por Isa Boletinin, Avni Rustemin, Vojo Kushin, Mujo Ulqinakun, Margarita Tutulanin dhe gjithë Heronjtë e kësaj toke që na bëjnë krenarë dhe shqiptarë!”, shkruan Meta.

 

“Por kur dëgjova Metën në këtë intervistë sot më erdhi keq për gjendjen e tij, si deputete, si nënë si qytetare e këtij vendi, dhe dua të besoj që presidenti është në atë gjendje për shkak të ndonjë dreke kilometrike të gjatë sot në Durrës ku janë ngritur shumë dolli për rrëzimin e qeverisë, dhe jo për shkak të ndonjë raptusi të ri mendor. Ka rëndësi sepse gjuha e dollive që u përdor në të intervsitë që u përmendën armët, u përmendën dhe mbrëmë në një intervistë, është shumë e shëmtuar”, tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb