Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti u ka bërë thirrje palëve për ulje të tensioneve dhe rikthim në dialog.

“Nuk jam në pozicion për të ju treguar se çfarë do të ndodhë në objektet e komunave të kryetarëve të sapozgjedhur. U bëj thirrje palëve që të deskalojnë situatën dhe t’i kthehen dialogut, përtëritjes së raporteve, zgjidhja është përmes dialogut”, ka thënë Hovenier.

Ai ka vijuar se protesta është e drejtë e qytetarëve, por që duhet të jenë në formë paqësore.

“Nuk është e drejtë që të përdoret dhuna dhe nuk është pranueshme”, ka vijuar Hovenier.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: