TIRANË

Analisti Artur Zheji ka folur në “Pikat mbi i” në News24 për çështjen e fundit të hedhur në skenën politike, përdorimi i të dhënave personale të qytetarëve shqiptarë, për të cilat akuzohet partia Socialiste.

Zheji ka zbërthyer ‘skemën’ se si funksionon database me të dhënat e votuesve, duke e cilësuar një krim kushtetues dhe një lojë ankth itë partisë në pushtet që ndjen se po humb pushtetin.

“Të mundohemi të bëjmë një shpjegim për publikun e gjerë që të kuptojnë çfarë është për opinionin e gjerë.
Është zbuluar papritur e pakujtuar një skandal i barabitshëm me atë të Ëatergate, që rrëzoi presidentin Bush Senior. U zbulua që shërbimet sekrete të Presidentit në pushtet kishin depërtuar në selitë partiake të Partisë Demokratike amerikane të asaj kohe për të marrë të dhënat e kundërshtarit politik në fushatë elektorale. Kjo u zbulua dhe Bushi i vjetër dha dorëheqjen.

Patronazhisti është një personazh me siguri me të kaluar ish-spiun ose shumë i talentuar për të çështje spiunazhi, i cili këqyr 10 zgjedhës potencialë për të nuhatur nëse kanë si target votimi partinë që kanë pasur, një parti të re apo janë të lëkundur. Është shpikja më e re e shqiptarëve, e kanë quajtur patronazhist, dikur në kohën e komunizmit quhej i plotfuqishmi i lagjes. Ai ishte në fakt për të kapur krimet. Këta e kanë transformuar një pozicion të sigurimit në proces elektoral që ky është një krim kushtetues padiskutim, pa diskutim. Mënyra e organizimit është me celula. Ky këqyr 10 dhe raporton. Për shembull kishte dhe emra shumë të shquar, si Ardit Gjebra. Në 2013 Ardit Gjebrea ka votuar PD-në, por tani sipas patronazhistit ka një orientim majtas. Dhe ti dhe ne jemi futur në database-in paralel të patronazhistëve, që nuk është më një database…
Është e njëjta skemë e huazuar në sigurimin e shtetit, të gjitha institucionet kishin një personazh që ishin rekrutuesi, bazisti, nuk i mbaj mend të tjerët, në 10-15 veta ishte njëri që i mbikëqyrte. Ka devijacione, kanë thënë gjë. bënin një material të madh informativ dhe e çonin për përpunim për të distiluar atë që quhet identikiti i personit. Është një tentativë për të distiluar identikitin e votuesit dhe unë them që e gjitha kjo është një lojë ankthi e partisë shtet në pushtet që e ndjen se po i rrëshqet pushteti. ”, deklaroi Zheji.

Sipas Zhejit patronazhisti kushton dhe gjithçka varet nga financat e një partie.

“Patronazhisti bën dy funksione. Ai dedekton dhe me ata që ai mund të mbyll vetë ndonjë ‘deal’, e mbyll. Është strukturë militariste, që vjen nga diktatura. E-Albania i duhet për të update-uar informacionet. Po të ishin zgjedhjet në shator, djali im do të votonte, por tani jo pasi e ka ditëlindjen në gusht. E-Albania të jep brezin e parë të votuesve. Nëse babai nuk voton PS, nuk merren me djalin. Djalin e llogarisin si votë kundra potenciale. Patronazhisti kushton. Kush ka më shumë lekë nga partitë, ai ka më shumë patronazhist. Ai është strukturë qelizore. Ky kujdestari do të marrë diçka, një lekë shtesë dhe një rrogë misterioze shtesë. Problemi është se kush i paguan këta? Një dorë misterioze. Partia më me lekë dihet se kush është. Aty nuk ka liri, por metodë. Metoda është kalkulim.”, tha ai.

“Patronazhimi”/ Murati: S’besoj se do zbardhet, partitë bashkëfajtore. Zheji: Jo simetrike

Më tej Zheji tha se vepra penale është sheshit dhe se është finalizimi i një krimi, tentativë e kapjes së zgjedhjeve, por se opozita nuk ka pse të trembet.
“Këtu ka aq shumë paudhësira, sa vepra penale është sheshit. Gjykatat tona nuk e zgjidhin. Këtu ekstremet e veprës penale janë interpretim i standardit mizerabël që kemi. Boll fakti që një person do mbikëqyrë 10 persona. Është një lojë obskurantiste që e çon aq mbrapa Shqipërinë. Mund të tundohen ta përdorin të gjitha partitë, por nuk ia dali ndot.
E përdor kush është i pasur, kush ka çuna problematikë, kush ka buxhet. Është deduksioni i një krimi që vjen shkallë-shkallë. Është kaskada e një krimi, është finalizimi. Është tentativa e kapjes së zgjedhjeve. Nuk ka pse të trembet opozita nga kjo. Kjo tregon trembjen e maxhorancës”, tha Zheji.

Për Erl Muratin të gjitha partitë janë bashkëfajtore, duke sjellë shembull si ka ndodhur patronazhimi në 2011.
“Në zgjedhjet vendore të vitit 2011 unë kam miq që jetojnë jashtë, kanë ardhur në Shqipëri me bileta të paguara dhe kanë votuar dhe kanë ikur. ky është patronazhim. Pa diskutim është korrupsion, t’i thuash dikujt që unë do të sjell në vend, të paguaj biletën dhe të vish të votosh për mua.
Standardi i drejtësisë shqiptarë është shumë i ulët. Vijon të jetë i ulët. Reforma në drejtësi nuk po jep rezultatet e veta. Mendoj se është e vonuar.
Nuk besoj se çështja e përdorimit të të dhënave nuk do të zbardhet. Partitë politike e kanë të lehtë ta kamuflojnë. Këtu janë të gjithë bashkëfajtorë në këtë pikë. Të gjitha partitë politike e përdorin në një farë mënyre patronazhimi. I takon drejtësisë”, deklaroi Murati.

Ndërsa Zheji e kundërshtoi duke thënë se nuk është simetrike dhe se patronazhimin e bën kush ka para.
“Nuk mendoj që janë të gjitha partitë njësoj. Asnjëherë nuk ka ndodhur një detajizim, një përpjekje kaq skrupuloze për të shkuar si ajo vaditja izraelite. Këta të maxhorancës janë në shkretëtirë fryme dhe mundohet të marrin metodat e sigurimit. Kanë bërë një planizim ushtarako-securitade. Kjo gjë shënon frikë. Është krejtësisht e paligjshme, por fitimtari nuk gjykohet. Nuk do funksionojë. Nuk është simetrike, nuk janë të gjitha partitë kështu. E para se nuk i kanë mundësitë. PS po bëhet trashëgimtare e partisë së punës. Është regres, po rikthen partinë e re socialiste në partinë e vjetër të punës. Nuk mendoj që do ndikojë, është reagim disproporcional”, deklaroi Zheji.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb