Nëse dëshironi të humbni barkun e madh, opsioni më i mirë është dieta dhe ushtrimet, padyshim. Por, a e keni ditur se duke i ftohur qelizat e dhjamit në bark mund ta zhdukni dhjamin? Po, temperatura e
ftohtë mund të ju ndihmojë që të humbni peshë.

Ka dy lloj dhjami, dhjami kaf dhe i bardhë. Dhjami i bardhë është më i zakonshmi dhe ndodhet menjëherë nën lëkurë. Ky është një lloj ‘dhjami i keq’ të cilin dëshironi ta humbni. Hulumtimet tregojnë se temperaturat e ulëta përmirësojnë dhjamin kaf dhe reduktojnë atë të bardhin duke i dhënë metabolizmit tuaj një rritje të dukshme. Cilat janë përparësitë?

Shkencëtarët rekomandojnë që të flini në dhomë me temperaturë të ulët gjatë dimrit dhe të mos përdorni ngrohëse. Temperaturat 10­-15 gradë mund të ju ndihmojnë që të qëndroni në gjendje të mirë. Ju mund të shihni mbi 20% rritje në metabolizëm në këtë mënyrë. Por, përveç temperaturave të ulëta, ju mund të vendosni edhe akull mbi barkun tuaj për ta ‘shkrirë’ dhjamin më shpejtë. Provojeni pasi këtë metodë e përdorin dhe e kanë përdorur shumë njerëz – madje edhe vetë shkencëtarët! (Origjinale)

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: