Dy të rinj kanë rënë në pranga, pasi akuzohen se falsifikonin kartëmonedha false. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit të koduar ‘Euro 2020’ pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet U. M., dhe N. P., të dy 19 vjeç.

Këta dy shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohë dhe në vende të ndryshme të kryeqytetit, kanë përdorur kartëmonedha false në disa pika karburanti dhe kioska.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar dy aparate celular dhe kartëmonedha të falsifikuara. Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”, kryer në bashkëpunim.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb