ELBASAN
Policia e Elbasanit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kartëmonedha”, ku në pranga janë vendosur shtatë shtetas. Këta të fundit, dyshohet se hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë, 2 automjete dhe 9 aparate celularë. Të arrestuarit janë nga Elbasani, Librazhdi dhe Kruja, ndërsa kartëmonedhat e falsifikuara dyshohet se i kanë përdorur në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i plotë i policisë:

Elbasan

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Kartëmonedha”.

Operacioni nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Hidhnin në treg kartëmonedha të falsifikuara, vihen në pranga 7 shtetas.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 158.000 lekë të dyshuara të falsifikuara, 2 automjete dhe 9 aparate celular.

Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, pas një hetimi disamujor, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Kartëmonedha”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. V., 50 vjeç, banues në Fier, B. M., 56 vjeç dhe I. H., 32 vjeçe, banuese nê Librazhd
R. K., 48 vjeç, D. A., 20 vjeç dhe A. T., 30 vjeç, banues në Elbasan.
I. Ç., 27 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe kohore disamujore, kanë hedhur në treg dhe kanë përdorur kartëmonedha të prerjeve të ndryshme të dyshuara si të falsifikuara, në disa qytete, si Elbasan, Tiranë, Krujë, Fier etj.

Gjatë operacionit, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave: 158.000 lekë shqiptare të dyshuara si të falsifikuara, 9 aparate celular edhe 2 automjete.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave” kryer në bashkëpunim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: