Zbardhen detaje nga zjarri i vënë mëngjesin e djeshëm në zyrën e noterit Aleko Anagnosti, në qendër të qytetit të Sarandës. “BalkanWeb” mëson se autori i ngjarjes është 41-vjeçari Marjo Sinani, i cili rezulton i dënuar më parë, si dhe përdorues i lëndëve të forta narkotike.

“BalkanWeb” sjell fotografinë e autorit, ndërsa mëson se ai ka qenë i dënuar në fillim të viteve 2000 për “Vjedhje në bashkëpunim”. Më pas, më 28 shkurt 2008, ai është arrestuar për “Shkatërrim të pronës me zjarr”, pasi ka djegur automjetin e Drejtorit të Shtëpisë së Pritjes Sarandë në atë kohë, Agim Kabo.

  • foto galeri

Gjithashtu, më 12 dhjetor 2010, Sinani është arrestuar sërish, pasi këtë radhë ai ka plagosur me thikë shtetasin S. Dike. Gjashtë vite më vonë, më 8 nëntor 2016, ai është arrestuar për vjedhjen e tre automjeteve, në lagjen nr. 1 të Sarandës, duke përdorur një thikë. Ndërkohë, dyshohet se ai është paguar për t’i vënë zjarrin zyrës së noterit Anagonsti, mëngjesin e djeshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb