Nëse doni të rrisni numrin e ndjekësve tuaj pa pasur nevojë të përdorni një sasi të pafund hashtagesh, Instagram po teston një veçori që mund t’ju lejojë të fshihni hashtaget nga postimet tuaja.

Zhvilluesja Jane Manchun Wong ka postuar në Twitter një screenshot të funksionit të ri, i cili ju lejon të shtoni një numër të pakufizuar hashtagesh pa i shfaqur në postimin përfundimtar.

Wong gjithashtu tregoi se aplikacioni po teston një tipar i quajtur geofencing, i cili lejon përdoruesit të kufizojnë vendet specifike ku do të jenë të disponueshme postimet dhe historitë e tyre. Geofencing mund të jetë një tipar i dobishëm për kompanitë dhe markat nëse ato janë biznese të kufizuara në rajone të caktuara.

Fshehja e hashtageve mund të jetë një tipar i mirëpritur për influencuesit ose njerëzit që kërkojnë të rritin numrin e tyre të ndjekësve pa e bërë të dukshme. Por për shkak se veçoria është ende vetëm një test, është e mundur që ajo të mos zbatohet përgjithmonë, njofton PCW.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: