Moska ka mohuar pretendimet e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Europian, se është duke përdorur bllokimin e eksporteve të grurit nga Ukraina.

Kremlini ka akuzuar Perëndimin, duke thënë se një situatë e tillë është rezultat i sanksioneve të vendosura prej tyre ndaj shtetit rus.

Fermerët ukrainas kanë 20 milionë tonë drithë që nuk mund t’i arrijnë në tregjet ndërkombëtare për shkak të pushtimit të vazhdueshëm.

“Ne kategorikisht nuk i pranojmë këto akuza. Përkundrazi, ne fajësojmë vendet perëndimore për ndërmarrjen e veprimeve që kanë çuar në këtë situatë”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

Moska i bëri thirrje Perëndimit që të heqë sanksionet për të cilat thotë se po bllokojnë eksportet e grurit nga Ukraina.

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen tha në fillim të kësaj jave se Rusia po përdor urinë dhe grurin, ndërsa Ukraina e ka akuzuar Rusinë për vjedhjen e qindra mijëra tonë drithë në zonat që forcat e tyre kanë pushtuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb