Presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë se disa vende Evropiane nuk mund të heqin dorë nga nafta dhe gazi rus.

“Vendet evropiane po vijojnë sanksionet në tregjet e naftës dhe gazit. Kjo çon në inflacion, por në vend që të pranojnë gabimet e tyre ata po kërkojnë dikë për të fajësuar”, tha Putin.

Ai shtoi më tej:

“Evropianët e pranojnë se nuk mund të heqin dorë nga burimet energjetike ruse dhe është gjithashtu e qartë se disa vende të BE që janë të varura nga energjetika ruse do të jenë për kohë të gjatë”, tha Putin.

Kujtojmë se vendet Perëndimore kanë vendosur një sërë sanksionesh ndaj Rusisë, si një masë ndëshkuese për luftën e nisur prej tyre në Rusi. Kjo ka sjellë një krizë botërore ku shumë produkte kanë pësuar rritje. Këto tregues, janë pasqyruar edhe në vendin tonë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb