Gjatë konferencës së përfundimit të samitit të G7 në Japoni, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka konfirmuar se SHBA dhe partnerët perëndimorë do furnizojnë Kievin me avionë luftarakë F-16.

Zelensky u shpreh se pala e tij kishte punuar shumë për sigurimin e mjeteve luftarake, ndërsa u shpreh se është e rëndësishme që Ukraina të ndihmohet edhe me trajnime pilotësh për përdorimin e avionëve.

Sajaq, presidenti amerikan Joe Biden u shpreh se Zelensky i ka premtuar se nuk do i përdorë avionët F-16 në territorin rus, por vetëm në tokën ukrainase që cenohet nga trupat e Moskës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: