Presidenti francez Macron ka thënë se do të vizitojë Kinën në fillim të prillit, pjesërisht për të biseduar mbi ndihmën e Pekinit për t’i dhënë fund luftës.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi Kina zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash për konfliktin në Ukrainë , i cili kërkon një armëpushim mes dy vendeve, gjë të cilën vetë Macron e cilësoi si “një zhvillim pozitiv”.

Pekini duhet të ndihmojë Perëndimin “të ushtrojë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo të mos përdorë kurrë armë kimike ose bërthamore”, u tha ai gazetarëve në një panair bujqësor në Paris.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: