Ditën e djeshme në një dalje publike Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në përcjellje të mesazhit për popullin e tij deklaroi se “një luftë totale hibride” ka nisur nga Perëndimi i bashkuar, pasojat e së cilës do të ndihen nga të gjithë.
Reagim i menjëhershëm ka mbërritur edhe nga Pentagoni, me anë të Zëdhënësit John Kirby, i cili ka thënë se “nuk i takon Rusisë të vendosë nëse Suedia dhe Finlanda i bashkohen NATO-s”.
Nga ana tjetër Presidenti i Finlandës tani ka konfirmuar se vendi i tij do të aplikojë zyrtarisht për anëtarësim në NATO, shkruan BBC. Edhe Suedia po bën përpjeke të vazhdueshme për t’u anëtarësuar në aleancën ushtarake .
(BalkanWeb)