Fjalimi i sotëm i presidentit rus Vladimir Putin është një përshkallëzim shqetësues dhe kërcënimet që duhet të merren seriozisht. Kështu deklaroi nënsekretarja britanike e shtetit për Punët e Jashtme, Gillian Keegan për Sky News.

“Është e qartë diçka që ne do të duhet ta marrim shumë seriozisht sepse, ju e dini, ne nuk jemi në kontroll të situatës. Ky është padyshim një përshkallëzim ”, tha Keegan. Kujtojmë se presidenti rus akuzoi sot Perëndimin për përfshirje në shantazh bërthamor kundër vendit të tij, në një fjalim televiziv gjatë të cilit shpalli mobilizim të pjesshëm për të mbështetur fushatën ushtarake në Ukrainë.

Putin vuri në dukje se Rusia ka “shumë armë për t’iu përgjigjur” atyre që ai i quajti kërcënimet perëndimore, duke theksuar se ai “nuk po bën bllof”. Ai bëri thirrje gjithashtu për rritjen e fondeve për të nxitur prodhimin e armëve në Rusi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: