Vendet perëndimore kanë marrë vendimin për një çmim tavan me sa do të shitet nafta ruse.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se kufiri – i cili u miratua zyrtarisht nga aleatët perëndimorë të premten – erdhi pas muajsh pune të vështirë.

Kufiri i ndalon vendet të paguajnë më shumë se 60 dollarë  për fuçi për eksportet e naftës së papërpunuar ruse nga deti, ndërsa vendimi hyn në fuqi pas 5 dhjetorit.

Ky vendim synon të sanksionojë më tej Moskën për operacionin ushtarak në Ukrainë, pasi do të ndalojë kompanitë perëndimore  financojnë anijet që transportojnë naftë ruse, përveç nëse ngarkesa blihet në ose nën nivelin e çmimit.

Mbi vendimin ka reaguar Moska, e cila ka deklaruar se nuk planifikon ta njohë vendimin.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov, ka deklaruar se aktualisht qeveria po kryen një rishikim të situatës.

“Tani ne po analizojmë situatën. Për një tavan të tillë janë bërë disa përgatitje. Ne nuk do ta pranojmë këtë tavan dhe do të japim informacione të mëtejshme se si do të organizohet puna pas shqyrtimit”, u tha Peskov gazetarëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: