Kanë mjaftuar dy biseda mes Florentino Perezit dhe Zinedin Zidan për ta bindur këtë të fundit për të pranuar sërish stolin e Real Madridit.

Zidan është dakort, dhe sipas asaj që raporton “Marca”, kontrata që do ta mbajë francezin në stolin madrilen do të jetë deri në vitin 2022.

Por për ta bindur Zidanin, Florentino Perez ka bërë çdo sakrificë të mundshme financiare. Dhe këtu nuk bëhet fjalë vetëm për pagën milionere të ish-mesfushorit, por edhe për përforcimet.

Perez i ka dhënë çekun e bardhë Zidanit dhe priten përforcime të bujshme në këtë merkato verore, gjithnjë pasi të hidhet e zeza mbi të bardhë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb