Largimi i Zinedine Zidane nuk ishte një rrufe në qiell të hapur, ishte një vendim që qarkullonte prej kohësh pasi francezi nuk ndihej as i vlerësuar e as i mbrojtur, gjatë sezoni që sapo u mbyll shpesh ishte edhe në prag shkarkimi. Florentino Perez nuk ishte i papërgatitur, por llogaritë e tij u prishën nga Juventus, pasi në mendjen e presidentit të Real Madrid, Max Allegri ishte alternativa e parë për post Zidane. Në këto kushte, Perez merr më shumë kohë për të gjetur zëvendësuesin e duhur. Lista e kandidatëve për të marrë drejtimin e Real është zgjeruar ndjeshëm, në këtë pikë bashkohen thuajse të gjithë mediat spanjolle.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Në mënyrë surprizë në krye të listës tashmë është vendosur trajneri i PSG, Mauricio Pochettino. Kjo tratativë varët shumë nga dëshira e vetë trajnerit, mbetet për tu përcaktuar nëse do të vijojë apo jo të drejtoj ekipin francez. Pochettino nuk është një risi në Madrid, edhe më herët Perez ka kërkuar shërbimet e tij. Një opsion konkret dhe joshës është edhe Antonio Conte, i larguari i freskët nga Inter me titullin kampion në Serie A. Dy alternativat e tjera janë dy ish lojtarë, Xabi Alonso dhe Raul.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb