TIRANË

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar përmes një statusi në facebook lidhur me ndarjen nga jeta të ish kreut të Bashkisë së Elbasanit, Ëngjëll Dakli.

“Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.” shkruan Meta, ndërsa u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Postimi i plotë:
Me hidhërim mësova lajmin e trishtë për ndarjen nga jeta të ish-ministrit të Punës dhe ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Ëngjëll Dakli.

Në këto momente tepër të vështira, ju shpreh ngushëllimet e mia dhe ndodhem pranë familjes, të afërmve e kolegëve, që humbën sot njeriun dhe mikun e tyre të dashur!

Ëngjëll Dakli, përfaqësues dinjitoz i një familjeje fisnike me tradita qytetare dhe demokratike, do të kujtohet përherë me nder, respekt e mirënjohje, si një qytetar model dhe i përkushtuar, intelektual kalibri dhe mbi të gjitha si një nëpunës i ndershëm i shtetit, që aq shumë e deshte përparimin e Shqipërisë dhe që me aq pasion punoi për modernizimin e qeverisjes vendore të Elbasanit.
U prehtë në paqen e merituar!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb