VLORA

Përfaqësues të bizneseve në Vlorë kanë zhvilluar një takim me shefin e komisariatit të qytetit bregdetar.

Ata kanë paraqitur dy kërkesa sa i përket aktivitetit të tyre.

Përfaqësuesit kërkojnë që bizneset e tyre të qëndrojnë hapur deri në orën 02:00 të natës.

Sa i përket muzikës ata kërkojnë të lejohet deri në mesnatë në lokale e restorante.

Një javë më parë bizneset në Vlorë, kryesisht ato përgjatë Lungomares shprehën shqetësimin ndaj masave kufizuese ndaj tyre. Ato lejohen të punojnë deri në orën 00:00, ndërsa muzika lejohet deri në orën 23:00.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: