TIRANE-Përfaqësues të qeverive të vendeve të BE kanë zhvilluar mbrëmjen e sotme një takim në Pallatin e Kongreseve me anëtarë të Komisionit të jashtëm dhe të sigurisë nga tre partitë kryesore PD, PS, LSI.

“BalkanWeb” mëson se nga Komisioni Jashtëm ishte përfaqësuese Mimi Kodheli, Edi Paloka dhe Klajda Gjosha. Nga komisioni i Sigurisë Ermonela Felaj, Flamur Noka dhe Luan Rama.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije takimi ishte konsultativ për procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe se te gjithë anëtarët e partive politike shqiptare kërkuan që të hapen negociatat. Takimi filloi ne orën 18.00 dhe zgjati deri 19.30.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb