Përfaqësuesi Special i SHBA-së për Afganistanin, Zalmay Khalilzad deklaroi se Afganistani dhe talebanët duhet të përshpejtojnë procesin e negociatave.

Khalilzad përmes mediave sociale njoftoi se ai u takua me zyrtarë të qeverisë afgane, përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe politikanë gjatë vizitës së tij 3-ditore në kryeqytetin Kabul.

Khalilzad tha se në takime kanë diskutuar çështjen e mbështetjes më të gjerë ndërkombëtare për të ndihmuar afganët të bëjnë përparim më të shpejtë në procesin e paqes.

Ai tha se qeveria afgane dhe talebanët duhet të gjejnë një mënyrë për zgjidhje politike, armëpushim të përhershëm dhe gjithëpërfshirës. ​​Khalilzad thekson se diskutuan për mundësi dhe alternativa të ndryshme në negociata për të përshpejtuar dhe avancuar procesin e paqes.

“Pala afgane dhe talebane duhet të përshpejtojnë procesin e negociatave”, tha Khalilzad ku nënvizoi se ka mbështetje nga të gjitha palët për të përshpejtuar procesin në mënyrë që populli i Afganistanit të arrijë paqen e qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse që duan.

Më 29 shkurt u nënshkrua një marrëveshje paqeje

Bisedimet që rifilluan midis SHBA-së dhe talebanëve në dhjetor 2019, rezultuan në një vendim të armëpushimit “de facto” të quajtur “zvogëlimi i dhunës”.

Faza e dytë e negociatave midis afganëve dhe talebanëve filloi më 6 janar në kryeqytetin e Katarit, Doha, për të ndalur dhunën në Afganistan. Bisedimet u pezulluan pasi delegacioni i talebanëve më 26 janar filloi vizitat rajonale. Faza e dytë e negociatave filloi përsëri më 22 shkurt.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb