Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari ka komentuar vendimin e përfaqësuesit të Partisë Demokratike, Ivi Kaso, për të braktisur tryezën e OSBE-së për reformën zgjedhore.

E ftuar në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Hajdari tha se Kaso shfrytëzoi tryezën e sotme, ndërsa shtoi se toleranca e saj u keqtrajtua. Mes të tjerash ajo tha se shihej qartë pozicioni i Kasos sot në tryezë, kur u ul pranë ish-ministrit Damian Gjiknuri. Mes të tjerash Hajdari shkon më tej me akuzat, ndërsa shton se përfaqësuesi i PD minoi tryezën.

“Takimi për tryezën zgjedhore ishte i frytshëm deri diku, pasi dëgjuam disa nga ekspertët dhe përfaqësues të shoqërisë  civile. Ky ishte një hap i vogël, por përpjekja do të vazhdojë. Sa i takon mbarëvajtjes së konferencës, toleranca ime u keqtrajtua. Ne u dakordësuam që zoti Kaso të ishte prezent dhe t’i jepej fjala. Toleranca u keqpërdor. Por ai kishte si synim që të minonte komisionin. Ne si opozitë ne parlament kemi sfidë të madhe. Pasi duhet të adresojmë rekomandimet e OSBE/ODHIR. U keq shfrytëzua kjo tryezë. Zoti Kaso e shfrytëzoi. Ai erdhi i si përfaqësuesi i opozitës së bashkuar. Por e di që shumë prej tyre janë për ndryshim sistemi. Zoti Basha nuk është për ndryshim sistemi. Zoti Kaso u ul përkrah Gjiknurit. Ishte më e prirur që të ulej pranë Gjinkurit sesa pranë Hajdarit. Ishte një detaj teknik, që ai ishte pozicionuar atje. Ishte një detaj që nuk mund të mos përmendet. Ky është koment personal. Nuk po e bëj se ka të bëjë me qëndrimet e mia politike”, tha Hajdari.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: