Bledi Dervishaj, përfaqësuesi i Presidencës në mbledhjen e kësaj radhe në Komisionin e Ekonomisë, diskutoi mbi Aktet Normative, të lidhura kryesisht me buxhetin e shtetit.

Ai tha se Presidenti Ilir Meta, nuk ka miratuar Aktet Normative, pasi sipas gjykimit të tyre, nuk përmbushin nevojat reale që ka vendi.

“Qeveria ka një instrument në dorë që është akti normativ dhe e përdor në raste emergjence. Qeveria në vitin 2020 ka përdorur 38 herë Akte Normative që nuk kanë gjetur të gjitha miratimin e presidentit.

Ndërsa në vitin 2021 janë 28. Ky ka qenë shqetësimi permanent i Presidentit të Republikës pasi në buxhetin e vitit 2021, Presidenti e ka kthyer njëherë në dhjetor, duke thënë që ligji për buxhetin nuk plotëson nevojat reale të vendit. Sipas raportimit të qeverisë, qeveria ka siguruar 2.9 milionë doza. Deri ditën e djeshme janë kryer mbi 1 mln. Një rast tjetër është Teatri Kombëtar.

Ndërkohë që gjykata hetonte në nivel kushtetues, qeveria miraton akt normativ duke ia shtuar bashkisë së Tiranës që nuk ishte e kishte provë. Kjo është sfidë ndaj Gjykatës Kushtetuese”, tha Dervishaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb