PD ka paraqitur 5 prova të reja në KAS për kërkesën e tyre për të përsëritur zgjedhjet në qarkun e Beratit, ndërsa KAS ka njoftuar se vendimi do të merret ditën e nesërme, në orën 10:00.

Sipas përfaqësuesve të PD, Këshilli Bashkiak ka shpërndarë 10 milionë lekë për tërmetin në prag të zgjedhjeve si dhe ka shtyrë këstin e taksave e tarifave deri pas zgjedhjeve.

Në mes të provave është dhe furgoni që u kap me ndihma nga Rezervat e Shtetit. Po ashtu PD flet për presion ndaj nëpunësve civilë dhe shtim të punonjësve në Bashkinë e Beratit.

Sipas PD, tek të gjitha këto raste ka pasur shkelje dhe procesi zgjedhor i 25 prillit duhet të shpallet i pavlefshëm në Berat, dhe zgjedhjet të ripërsëriten.

 

PROVAT E PARAQITURA NGA PD

1. Vendimi i PS në Këshillin Bashkiak për shpërndarjen e 10 milionë lekëve për tërmetin në prag të zgjedhjeve. Ky fond nuk ishte parashikuar në buxhetin e bashkisë për këtë vit, por u shpërnda si mënyrë për të blerë vota.
2. PS në Këshillin Bashkiak të Beratit shtyu pagesën e këstit së taksave dhe tarifave deri pas zgjedhjeve. Edhe ky konsiderohet një akt që vendos shtetin në shërbim të PS për të ndikuar në rezultat.
3. Kapja e furgonit me ndihma nga Rezervat e Shtetit 1 javë përpara zgjedhjeve është provë e perdorimit të burimeve shtetërore për zgjedhjet për të ndryshuar rezultatin
4. Presioni i nëpunësve civilë per te gjetur secili 30-50 vota per PS-në kembim te vendit te punës.
5. Vendimi për shtimin e numrit te punonjësve të Bashkisë Berat me 16 persona.

Diferenca e votave për mandatin e 5-te të PS është 77 vota me LSI, ndërkohë që ka 5292 fletë të pavlefshme ose 6.54%.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb