Edhe pse një ditë pushimi zyrtar, IKMT dhe Policia e Shtetit kanë zbarkuar sot në “Prestige Resort” për të konfiskuar në mënyrë të paligjshme dy godina të këtij resorti.

Pa një vendim gjykate, por vetëm me urdhër të Këshillit Kombëtar të Kontrollit, ata janë futur në ambientet e këtij biznesi privat, madje pa bërë asnjë njoftim më parë për këtë ndërhyrje.

Përfaqësuesja ligjore e “Hysenbelliu Group”, Folitjona Puravelli, deklaroi se kjo është e paligjshme dhe se ata janë futur me forcë. Vendimi për konfiskimin e dy godinave 1 dhe 3 të “Prestige Resort”, është ankimuar dhe pritet hedhja e shortit dhe më pas vendimi i gjykatës.

Ajo u shpreh se edhe për këtë ndërhyrje të paligjshme sot, do të ketë një tjetër kallëzim.

“Ne nuk kemi një njoftim që sot do mësynin, nuk kanë vendim gjykate, as nga Përmbarimi që na detyrojnë ne t’i lirojmë ambientin. Është një vendim i Këshillit Kombëtar i Kontrollit. E kemi ankimuar në gjykatë, do duhet së pari të hidhet shorti, të caktohet data e gjykimit, dhe do vendosë gjykata se si do të shkojë. Që nga momenti që hynë nga gardhi rrethues është hyrje me forcë, do t’i drejtohemi drejtësisë. Ata nuk po respektojnë ligjin, do t’i kallëzojmë të gjithë”, u shpreh ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb