Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar këtë të enjte raportin mbi trafikimin e qenieve njerëzore për vitin 2021.

Pas fjalës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, ku shpjegoi të gjithë pikat e raportit, fjalën e morën përfaqësuesit e disa shteteve, që raportojnë në DASH mbi këtë problematikë. Përfaqësuesja e Shqipërisë, ishte Imelda Poole.

Ajo është me origjinë nga Birtania e Madhe, por me ftesë të kryepeshkopit të Shqipërisë, ka hapur një organizatë qeveritare në vend të quajtur “Mary Ward Loreto”, ku adresohen shkaqet kryesore të trafikimit, përfshirë dhe varfërinë. Në fjalën e saj, në konferencën e zhvilluar nga DASH, Poole tha:

“Përshëndetje! Unë jam Imelda Poole. Jam duke punuar me Mary Ward Loreto në Shqipëri dhe Renate në të gjithë Evropën, ëndrra ime për të ardhmen është një ekonomi shoqërore me një ndryshim në ligj dhe zbatimin e tij i cili do të adoptojë qasje të informuar për viktimën në qendër të të drejtave të njeriut për traumën dhe ligjin, si në praktikën e tij ashtu edhe në kushtet e jetës reale. Faleminderit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb