Më në fund edhe Milan lëviz në merkato, Divock Origi do të jetë goditja e parë e kuqezinjve. Belgu u largua falas nga Liverpool ndërsa këtë të hënë zbarkon në Milano për t’iu nënshtruar një ditë më pas vizitave mjekësore. Orgi do të firmos një kontratë 4-vjeçare nga ku do të përfitojë 3,5 milionë euro plus bonuse. Origi është një blerje e mbyllur kohë me parë nga dyshja Maldini-Massara. Jo vetëm Orgi, Milan po studion tregun për të gjetur edhe një fantazist.

Origi Ac Milan Min
Origi Ac Milan Min

Sipas La Gazzetta dello Sport, “djalli’ ka përzgjedhur Marco Asension për këtë rol. Spanjolli shihet si lojtari perfekt për skemën e Piolit, një futbollist me shumë klas që do të rriste cilësinë në radhët e kampionëve të Serie A. Asensio ka një kontratë me Real Madrid deri në 2023 dhe kjo është vera e duhur për ta shituar. Milan kërkon të shfrytëzojë marrëdhënien e shkëlqyer me presidentin Perez i cili do të ishte i gatshëm t’ia shiste kuqezinjve për 20 milionë euro, shifër kjo që do të kënaqte të gjithë palët.

Marco
Marco

Në të njëjtën kohë, Maldini dhe Massara po punojnë për t’i ofruar një kontratë të re Rafael Leao-s me portugezin që ndiqet nga një pjesë e madhe e klubeve evropiane.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: