TIRANE – Kur puthim dikë vëmë në lëvizje 34 muskujt e fytyrës. Kur buzët puthiten, niveli i serotinës rritet, ndërkohë që kortizoli bie, ulet niveli i stresit dhe rritet kënaqësia. Puthja është një goditje elektrike që vë lëvizje zemrën, emocionet dhe përfshin në gjithë trupin nga maja e thoit tek maja e flokut. Ja disa nga përfitimet e puthjes:
1.Terapi shëndetësore
Një puthje ju lejon të digjni nga 3-13 kalori. Zemra pompon gjak dhe për shkak të rritjes së prodhimit të pështymës zvogëlohet veprimi i baktereve, të cilat janë përgjegjëse edhe për prishjen e dhëmbëve. Sipas një studimi të Universitetit, “Satou Osaka” në Japoni, bakteret, që qarkullojnë në një puthje stimulojnë prodhimin e anti trupave, duke rritur imunitetin e trupit.
2. Gjimnastikë
Puthja është një lifting natyral sepse aktivizon 34 muskuj, fytyra qetësohet dhe tendoset, epiderma shfaqet më ndriçuese dhe më shumë e tonifikuar. Gjatë puthjes trupi lëshon një hormon të quajtur, oksitin. Ky hormon lëshohet edhe gjatë shtatzënisë dhe luan rol kyç në menaxhimin e dhimbjes. Puthja gjithashtu ndihmon të përballosh dhe dhembjet e mestuacioneve, të stërvit zemrën, ka efekt të dobishëm në qarkullimin e gjakut dhe është ilac antidepresiv.
3. Puthja e mëngjesit
Sipas një studimi gjerman puthja e mëngjesit ose ajo që jepet para se të shkosh në punë ka efekte pozitive për vetëvlerësimin. Puthja e mëngjesit dhe të gjitha puthjet të ndihmojnë në përmirësimin e humorit. Një puthje ndihmon të luftosh ankthin dhe të rikthen besim në vetvete.
4. Antistres
E dini që një puthje franceze ka një efekt antistres? Falë neurotrasmetitorit, trupi përshkohet nga një goditje e madhe kënaqësie, e cila mund të sjellë mirëqënie fizike dhe mendore. Sipas një studimi të universitetit të “ La Sapienza” në Romë, rritja e endorfinës në gjak prodhon një efekt qetësues dhe ndihmon në uljen e dhembjes së kokës.
Kur puthim? Studimet kanë treguar se 66% e femrave dhe 59% e meshkujve nuk e vazhdojnë një marrëdhënie në qoftë se puthja e parë është zhgënjyese. Puthja lidh dy persona me njëri-tjetrin dhe krijon një intimitet të madh midis çiftit. Nuk ka një lloj puthjeje ato janë disa. Ka puthje të buta, të lehta dhe deri tek ato pasionantet. Pra sic e shihni të mirat e puthjes janë të shumta kështu që mos harroni të puthni sa herë të mundeni partnerin tuaj.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb