TIRANE – Një 62-vjeçar është ndaluar nga policia në Tiranë, pasi mashtroi një bankë të nivelit të dytë duke marrë para.

Punonjësi i bankës R.M. 36 vjeç bëri kallëzim në polici ndaj 62-vjeçarit A.Sh. të dy banues në Tiranë.

Punonjësi i bankës e kuptoi që 62-vjeçari e mashtroi me dokumente të rreme, dhe përfitoi kredi nga banka. Shuma e parave që ai tërhoqi nuk është bërë me dije nga policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: