Një 27-vjeçare është shpallur në kërkim pasi përfitonte shuma të konsiderueshme parash nëpërmjet mashtrimi.

Policia e Vlorës bën me dije se 27-vjeçarja me inicialet J.B., banuese në lagjen “Lirimi” të këtij qyteti nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare premtonte vende pune ose favore të ndryshme.

Sakaq vijon puna për kapjen e saj.

Vlorë-Informacion-

Pas transmetimit të mbrëmshëm, të një rasti në emisionin investigativ “Stop”, gjatë të cilit një shtetase mashtronte, duke përfituar shuma të konsiderueshme parash, persona të ndryshëm dhe nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve zyrtare u premtonte atyre vende pune ose favore të ndryshme, ju sqarojmë se: Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasen J. B., 27 vjeçe, banuese në lagjen “Lirimi”,Vlorë.

Vijon puna për kapjen e saj.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar reagim të shpejtë dhe të paanshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: