ASTI

Policia italiane ka arreatuar 6 persona, të dyshuar si anëtarë të një bande kriminale ne Asti, që jepnin hua duke përfituar nga kriza financiare e koronavirusit dhe në këmbim ata merrnin dyfish pasuri.

Grupi përbëhej nga italianë dhe shqiptarë. Të arrestuarit janë Emanuele Lo Porto me origjinë nga Asti, 60 vjeç, Antonietta Cestari, 56 vjeç, Riccardo Lo Porto, 27 vjeç, Emanuel Olivieri, 35 vjeç, Rosa Vinotti, 53 vjeç, dhe shqiptari Kreshnik Nikolli, 44 vjec.

Gjykata mori masa edhe ndaj V.E 40 vjec, shqiptar, V.E 33 vjec, detyrim për paraqitje në policinë gjyqësore. Tani për tani, përpos arrestimeve, është sekuestruar në provën materiale edhe një pasuri që kap vlerën e 269 mijë euro, përfshirë mobilje të shtrenjta e ora roleks.

Operacioni, nën koordinimin e Pm Perduca dhe Greco, zbuloi një lloj sistemi paralel bankar në thelb bandit, teksa të prangosurit jepnin kredi në kohë të virusit, kurse pas merrnin dyfishin e asaj që kishin dhënë si kredi. Policia sekuestroi shtëpi, makina dhe pasuri të tjera. Sekuestrimet janë kryer me urdhër nga Gjykata e Astit.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb