DIBËR-Përfituar pension në mënyrë të padrejtë, procedohen penalisht 10 persona. Burime zyrtare nga policia e Dibrës bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasit me inicialet: S.L, 73 vjeç, Z.Q, 72 vjeç, A.Zh, 80 vjeç, H.B, 72 vjeçe, Sh.K, 70 vjeçe, N.L, 61, vjeçe, P.L, 70 vjeç, Sh.H, 74 vjeç, H.L, 69 vjeç si dhe S.O, 73 vjeçe.

Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi dyshohet se kanë falsifikuar aktet e gjendjes civile, dhe kanë mashtruar në Sigurimet Shoqërore Dibër, duke përfituar pension në mënyrë të pa drejtë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”, dhe “Mashtrimi në sigurime”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: