Nga: ORNELA MANJANI*TIRANE-Të gjithë personat që kanë gati lejen e legal izimit duhet ta dorëzojnë atë në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme brenda 10 ditëve nga data e tërheqjes nga zyrat e ALUIZNI-t. Leja e legalizimit së bashku me një numër protokolli që i vihet në dispozicion pronarit dorëzohet në zyrat e Hipotekës. Tarifa për shërbimin e vendosur nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme është 5000 lekë, ndërkohë që për çdo ditë vonesë është caktuar një kamatëvonesë prej 10%. Ndërkohë, zyra e ALUIZNIt dorëzon në Hipotekë dosjen e plotë, së bashku me numrin e protokollit që shërben për lidhjen mes dosjes dhe poseduesit të lejes së legalizimit.
DOSJA
Dokumentacioni teknik dhe ligjor paraqiten nga Drejtoritë Rajonale të ALUIZNI- t në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për çdo pasuri të paluajtshme që legalizohet (qytetar, subjekt, firmë ndërtimi etj.). Sipas ligjit në fuqi, për çdo leje legalizimi do të dorëzohet një dosje e veçantë, e cila do të ketë inventarin e dosjes së bashku me dokumentacionin tekniko- ligjor. Ndërkohë, zyra vendore e ALUIZNI-t do të lajmërojë qytetarin që të paraqitet në sportelet e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për të aplikuar. Për t’u paraqitur në Hipotekë qytetarët kanë 10 ditë kohë. Kërkesa e aplikuesit duhet të shqyrtohet brenda një afati 15-ditor. Mosplotësimi i këtij afati ngarkon me përgjegjësi Regjistruesin e ZVRPP-së. Në asnjë rast nuk lejohet të bëhet akt-verifikimi dhe t’i dërgohet qytetarit. Për çdo paqartësi apo mangësi nëdosje, Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme duhet të komunikojë me shkrim me Drejtorinë Rajonale të ALUIZNI-t.

Shkrimin e plote e gjeni sot ne Gazeta Shqiptare ne print

(a.n/GSH/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: