Prej kohësh përflitet se Bremer është objektiv i merkatos së Interit. Mbrojtësi i Torinos po shkëlqen këtë sezon, nën drejtimin e trajnerit Juriç. Gjithsesi, pavarësisht zërave të medieve, duket se kampionët e Italisë nuk kanë ndërmarrë akoma asnjë hap drejt brazilianit të prapavijës. Këtë e konfirmon edhe drejtori sportiv i Torinos për Sky Sport, Davide Vagneti.

“Sa vlen Bremer? Është e vështirë të japësh një vlerësim kaq objektiv për një lojtar, ka shumë variabla duke filluar nga sa skuadra të thërrasin. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, po bën gjëra të pabesueshme.

22
22

A ka kontaktuar dikush me ju? “Jo, ka ende kampionat, për momentin janë të gjithë të heshtur” – tha ai.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: