Italia mbeti jashtë Botërorit dhe kjo për tifozët ‘auxurrë’ ishte shumë e rëndë. Jo vetëm tifozët brenda Italisë por në të gjithë rruzullin tokësor, duke përfshirë edhe vendin tonë që ka shumë dashamirës të 4 herë kampionëve të botës.

Por më shumë sesa për Italinë, shumë sportdashës të thjeshtë janë të prekur për legjendën Gianluiggi Buffon. Në këtë kategori bën pjesë edhe portieri i Kombëtares sonë që aktivizohet me Lacion, Thomas Strakosha. Gardiani shqiptar përflitet se mund të jetë pasuesi i Buffon te Juventusi, njëkohësisht idhullit të tij që ka mbajtur veshur për 175 ndeshje fanellën e Italisë.

Strakosha në një postim në ‘istagram’ ka postuar foton e Buffon ku shkruan: “Ky nuk ishte fundi që meritoje me kombëtaren… mbetesh më i miri.”
dedikimi
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb