TIRANE


Pak ditë më parë u publikuan në youtube këngët pjesëmarrëse të festivalit të 58-të në RTSH. Kënga fituesi e këtij festivali do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.


Elvana Gjata garon me këngën me titull “Me tana” dhe ditën e djeshme pasi ka parë reagimet ndaj këngës së saj, ka postuar një shkrim në Instagram.


“Nuk mund ta mohoj që mbushem me jetë kur shoh që kënga që kam shkruar prej shpirtit për ju ,po ju jep gëzim! Nuk ka kupe, fitore, festival që mund të më japi atë që ju me keni dhënë në më shumë se një dekadë. . .Përulem para jush! Taaaan jetën ju dua me tana!”-shkruan këngëtarja në Instragam.

Emri i Elvana Gjatës është përfolur prej muajsh si fituesja e paracaktuar e festivalit. Ka qenë kompozitorja Diana Ziu, e cila me anë të një postimi në facebook shkruante se fituesja është Elvana Gjata. Ziu shkruante se gjithçka varet nga Vera Grabocka, e cila megjithëse nuk ka emrin drejton dhe vendos për çdo këngë.


(BalaknWerb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: