Tirana ndërhyn në merkato. Klubi bardheblu ka firmosur me Luciano Vera, një mbrojtës i djathtë, i cili vjen nga skuadra e FC Gyor (Hungari).

“Luciano Vera është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi i djathtë pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e ben pjesë të klubit.

22 vjeçari është transferuar nga klubi ETO FC Győr i Hungarisë dhe është vënë menjëherë nën urdhërat e trajnerit Shkëmbi”- shkruan klubi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb