Superylli i Kroacië, Luka Modric, ka shfaqur një prej paraqitjeve më të mira në fanellën e kombëtares kroate.

Ai u shpall njeriu i ndeshjes nga FIFA pas përfundimit të takimit. Dhe, ky epitet atij iu dha me plot të drejtë, jo vetëm për golin fantastik të shënuar, por për gjithë impaktin e tij në fushën e lojës.

Luka Modric pati 100 për qind të driblimeve të kompletuara, 100 për qind të dueleve ajrore të fituara dhe 100 për qind të dueleve të fituara.

modric-1-1

Ai preku topin plot 62 herë dhe pasoi 42 herë suksesshëm. Tri ndërprerje të aksioneve dhe dy rastet e krijuara bashkë me dy goditjet në drejtim të portës rezultuan që ai të shënojë edhe një gol.

Një paraqitje e artë nga Modric, që pa diskutim ishte njeriu i ndeshjes, pa ulur kontributin e Ivan Rakiticit i cili po ashtu pati një paraqitje të shkëlqyer ndaj Argjentinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: