Ditën e djeshme u nda nga jeta kompozitori Aleksandër Lalo, pas një ataku në zemër. Mes ngushëllimeve dhe mesazheve të shumta kushtuar artistit të madh, Rudina Magjistari e nisi krejt ndryshe emisionin e saj.

Përmes një inserti, Magjistari riktheu në vëmendje performancën e fundit të Aleksandër Lalos, më 14 Nëntor 2017, në ceremoninë e “Çmimeve Kult”, ku kompozitori improvizoi në piano një këngë të fëmijërisë. “Ne 14 nentor ai beri nje performance te nje kenge te tij te femijerise. Dukej si nje peng i mbetur i tij per ate kenge te papublikuar.”, tha Magjistari.

Krijimet e Lalos janë të paharrueshme që nga pjesëmarrja në festival me këngë të paharrueshme, si “Kur jemi bashkë të dy” dhe “Kompozitori dhe fëmijët”- Luan Zhegu”, “Gëzimin njerëzve ua shtoj” – Liliana Kondakçi, etj, dhe veçanërisht në kolanat zanore të filmave si “Dimri i fundit”, “Treni niset në shtatë pa pesë”, “Shi në plazh”, “Dy herë mat”, “ Vajzat me kordele të kuqe”, “Tingujt e harresës”, “Era e ngrohtë e thellësive”, “Emblema e dikurshme”, “Një gjeneral kapet rob”, etj. /tvklan.al

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: