Bayern Munchen ka besim të plotë te Julian Nagelsmann. Pavarësisht nisjes jo të mirë të Bundesligës, formës me ulje-ngritje, në kampin bavarez nuk kanë dyshime rreth aftësive të trajnerit.

Diccka të tillë e konfirmon edhe drejtori gjeneral i kampionëve të Gjermanisë, Oliver Kahn.

“Ne kemi besim absolut te Julian. Sigurisht, ne ishim të përgatitur që mund të kishte disa faza të vështira, por Julian mëson shumë shpejt dhe ka cilësi të shkëlqyera. Ne të gjithë besojmë në të. Lehtë për të folur tani pas një fitoreje 4-0 dhe 5-0. E kam thënë gjithmonë, duhet t’i jepje pak kohë” – Tha ai.

Rf

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: