Drejtuesit e dy automjeteve, të cilat dyshohet se janë përfshirë në një aksident në qendër të Elbasanit, janë konfliktuar fillimisht verbalisht, por më pas edhe fizikisht.

Burime jo zyrtare bënë me dije për “BalkanWeb” se njëri prej drejtuesve të këtyre automjeteve ka goditur me një mjet të fortë drejtuesin e automjetit tjetër, i cili ka mbetur i dëmtuar në fytyrë dhe trup, duke ju shkaktuar plagë.

Shoferi i plagosur është transportuar në urgjencën e Spitalit Rajonal të Elbasanit. Ende nuk janë bërë të ditura nga policia rrethanat e ngjarjes, e cila ndodhi pasditen e kësaj të marte në qendër të qytetit të Elbasanit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb