Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet me pisha në jug të Krujës, në afërsi të kodrave të Vogëve.

Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se deri më tani janë djegur rreth 5 hektarë pyje dhe se zjarri nuk është fikur ende, për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës se infrastrukturës.

Fatmirësisht nuk rrezikohen banesa dhe intensiteti i zjarrit ka rënë pasi era ka pushuar.

Sipas shërbimit zjarrëfikës, zjarri është i qëllimshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: