FIER- Dy makina janë përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në lagjen ’29 nëntori’ të qytetit të Fierit.

Dy automjetet e parkuara tip ‘BMW’, njëra me targa AA543DL dyshohet se është djegur qëllimisht, ndërsa mjeti me targë AA955JE ka qenë i parkuar pranë të parit.

Nuk janë identifikuar ende pronarët e mjeteve, ndërsa mësohet se nuk ka persona të lënduar nga ngjarja.

Forca policie në vendngjarje kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: