GJIROKASTËR

Varrezat publike në Gjirokastër janë përshirë nga një vatër zjarri.

Gazetarja Brikena Metaj, raporton për “BalkanWeb”, se shkak i zjarrit janë bërë temperaturat e larta të stinës dhe lënia ndezur e qirinjve pranë varrezave, nga të afërmit që vizitojnë vendin ku prehen të dashurit e tyre.

Raportohet se policia dhe ekipet zjarrfikësve kanë ndërhyrë në kohë, duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e dëmtimin e varrezave publike në Gjirokastër.

Vlen të përmendet, që shpesh kjo zonë e qytetet është mjaft problematike gjatë kësaj periudhe, e shkak për këtë janë temperaturat e larta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb