Një autobus i linjës së Portoromanos është përfshirë nga flakët në Durrës.

Gazetarja Klodiana Haxhiaj raporton për BalkanWeb se zjarri ka nisur si pasojë e një problemi në rrjetin elektrik, ndërsa flakët janë vënë tashmë nën kontroll.

Si pasojë e zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka asnjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: