DURRËS

Një peshkarexhë me emrin ‘Anxhela’ dhe me 3 marinarë në bord është djegur 6 milje nga bregu i detit në Durrës.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj thotë për ”BalkanWeb” se peshkarexha mori flakë prej një shkëndije elektrike në bateri teksa është djegur e gjitha por fatmirësisht janë shpëtuar 3 marinarët në bord.

Anëtarët e bordit të anijes së peshkimit u përpoqën të fikin zjarrin, por më pas për të shpëtuar u hodhën në det teksa një anije peshkimi ”Arlo” që ndodhej 15 minuta larg i shpëtoi.

Marinarët rrezikuan jetën por në vendngjarje po shkojnë Rojet Bregdetare dhe Policia Kufitare që do të kontrollojnë varkën.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb